Macintoks

Politika e Transportit dhe Dërgesës

Përditësuar: Prill 2025

1. Zonat e dërgesës

Macintoks dorëzon produkte në të gjithë territorin e Kosovës. Aktualisht nuk ofrojmë dorëzim ndërkombëtar.

2. Tarifat e transportit

DestinacioniVlera e porosisëTarifa
Prishtinë dhe rrethinëMbi 20 €Falas
Prishtinë dhe rrethinëNën 20 €2 €
Qytete tjera të KosovësMbi 20 €Falas
Qytete tjera të KosovësNën 20 €5 €
Marrja personale (pick-up)Çdo vlerëFalas

* Çmimet janë me TVSH të përfshirë.

3. Koha e dorëzimit

Pas konfirmimit të porosisë dhe pagesës:

  • Prishtinë: 1–2 ditë pune
  • Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren: 1–3 ditë pune
  • Komuna tjera: 2–4 ditë pune
  • Marrja personale: I disponueshëm brenda ditës (me konfirmim)

Kohët e mësipërme janë orientuese dhe mund të ndryshojnë gjatë periudhave të ngarkuara (festa, aksione speciale).

4. Procesimi i porosisë

Porositë e bëra deri në ora 14:00 në ditë pune procesohen dhe dërgohen të njëjtën ditë. Porositë pas orës 14:00 ose në ditë fundjavë procesohen ditën e parë të punës në vazhdim.

5. Gjurmimi i porosisë

Pas dërgimit të porosisë, do të merrni email konfirmues me detajet e dërgesës. Mund ta gjurmoni porosinë tuaj në profilin tuaj ose duke na kontaktuar direkt.

6. Marrja personale

Nëse zgjidhni marrjen personale (pick-up), mund ta tërhiqni porosinë nga:

  • Adresa: Prishtinë, Kosovë
  • Orari: E Hënë – E Premte, 09:00 – 18:00
  • E Shtunë: 09:00 – 14:00

Ju lutem sillni konfirmimin e porosisë (email ose numrin e porosisë) kur vini të tërhiqni.

7. Dëmtimet gjatë transportit

Nëse produkti arrin i dëmtuar:

  1. Fotografoni dëmtimin menjëherë para hapjes ose pas hapjes
  2. Na kontaktoni brenda 24 orëve nga marrja
  3. Dërgoni foton te info@macintoks.com
  4. Do të organizojmë zëvendësimin ose rimbursimin pa kosto shtesë

8. Porosia nuk ka mbërrirë

Nëse porosia juaj nuk ka mbërrirë brenda kohës së pritshme, na kontaktoni dhe do ta hetojmë menjëherë. Macintoks garanton dërgimin ose rimbursimin e plotë nëse posta/korrieri ka humbur paketën.

9. Kontakti

Për çdo pyetje lidhur me transportin dhe dërgimin, na kontaktoni:

    Politika e Transportit dhe Dërgesës | Macintoks | Macintoks